Neritan Ceka: Klasa politike shqiptare vjen nga katundet, nuk ka programe dhe ideale

Neritan Ceka: Klasa politike shqiptare vjen nga katundet, nuk ka programe dhe ideale

Arkeologu dhe akademiku Neritan Ceka i ftuar në emisionin “Arnautistan” tha se klasa politike në Shqipëri ka qenë pragmatiste, pa organizëm dhe pa programe e ideale. Ai vë në dukje se në këtë drejtim vendi është pothuajse i pashpresë. Ndër të tjera Ceka shprehet se klasa politike vjen nga katundet dhe vet Tirana është një konglomerat katundesh. “Ajo që na ka munguar në Shqipëri është që klasa politike u zhduk në kohën e komunizmit. U krijua një klasë e cila u frymëzua me një nacionalizëm i cili ishte kryesisht dekorativ, s’ishte përmbajtësor. Këtu gjysma e patriotëve të mëdhenj u mënjanuan sepse u quajtën reaksionarë, katolikë, e kështu me radhë. Për fat të keq klasa politike që nga 90-ta deri më sot nuk pati në programin...