Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
U thirr për “21 Janarin”/ Berisha: Hetimi, politik! U tentua të pushtohej Kryeministria…
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ditën e nesërme (19 Nëntor) do të paraqitet në SPAK për të dëshmuar si person në dijeni për dosjen e 21 Janarit. Pasi iu shmang disa ditë fletëthirrjes së SPAK, Sali Berisha ka pranuar se do paraqitet ditën e nesërme. Sipas tij, hetimi për 21 Janarin është i orkestruar nga Rama. “Do të shkoj, nesër do të jem aty, Është hetim politik pasi kjo çështje ka qenë e hetuar. Por nuk jam thirrur, nuk jam marrë në pyetje, nuk u leverdiste të më thërrisnin sepse isha njeriu i sulmuar, i rrethuar, Sigurisht që do të shkoj, kam qenë 5-6 orë në rrethim në përpjekje për të pushtuar Kryeministrinë. Ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit, qindra mijëra gurë...