Pjesëmarrje e ulët në foltoren para Kryeministrisë? Berisha: Nuk thirrëm protestë kombëtare, jemi të fokusuar te ristrukturimi i partisë

Pjesëmarrje e ulët në foltoren para Kryeministrisë? Berisha: Nuk thirrëm protestë kombëtare, jemi të fokusuar te ristrukturimi i partisë

Një ditë pas foltores së parë të mbajtur para Kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu është përgjigjur kritikëve për pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve. Ai tha se demokratët nuk kishin thirrur një protestë kombëtare, por një foltore për ti dhënë zë deputetëve që nuk kanë mundur të flasin në Kuvend. “Dje PD nuk kishte thirrur miting, kishte thirrur një foltore. Pse ne nuk do thërrasim miting? Për të gjithë ata që duan të vërtetën ua themi, ne nuk thërrasim miting sepse po angazhohemi në një proces analize, ristrukturimi, hapje të PD-së. Në qoftë se ne vendosim për protesta masive, kjo bie ndesh me analizën. Pastaj të gjitha potencialet tona duhet të mobilizohen për protestat masive. Nuk ka qenë një protestë kombëtare, por një...