Thirrja për “21 Janarin”, Berisha: Hetim politik, por nesër do paraqitem në SPAK

Thirrja për “21 Janarin”, Berisha: Hetim politik, por nesër do paraqitem në SPAK

sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar si person në dijeni për dosjen e 21 Janarit, pasi refuzoi dy thirrjet e mëparshme. Berisha akuzoi Ramën si organizatorin e protestës së 21 janarit, për të cilin tha se ishte tubim i dhunshëm në përpjekje për të pushtuar Kryeministrinë.  “Do të shkoj, nesër do të jem aty, Është hetim politik pasi kjo çështje ka qenë e hetuar. Por nuk jam thirrur, nuk jam marrë në pyetje, nuk u leverdiste të më thërrisnin sepse isha njeriu i sulmuar, i rrethuar. Sigurisht që do të shkoj, kam qenë 5-6 orë në rrethim në përpjekje për të pushtuar Kryeministrinë. Ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit, qindra...