Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pjesëmarrja e ulët në protestë/Berisha: Ai nuk ishte miting, por foltore! Vijnë ata që duan të vijnë
I braktisur edhe nga militantët në protestën para Kryeministrisë, Sali Berisha thotë se ajo ishte një foltore ku mund të vijnë ata që dëshirojnë. I pyetur nga gazetarët nëse është ai që nuk po frymëzon më, Berisha thotë se kjo nuk ishte një protestë kombëtare, ndonëse në fakt edhe protestat kombëtare para kryeministrisë i kanë dështuar pothuajse me të njëjtin nivel pjesëmarrjeje si një ditë më parë. “Themeluan foltoren e parë parlamentaro-qytetare në historinë e vendit, para pallati të krimit. Dje PD nuk kishte thirrur miting, një foltore. Nëse ne vendosim për protesta masive, kjo bie ndesh me të parën. Pastaj të gjithë potencialet tona duhet të mobilizohen për protestat masive. S’ka qenë protestë kombëtare, do jetë foltore-parlamentaro qytetare. Vijnë ata që duan të vijnë”, tha Berisha. Kreu i...