Cikël me poezi nga Ardita Jatru: Nënë, sa shumë ngjajmë…

Cikël me poezi nga Ardita Jatru: Nënë, sa shumë ngjajmë…

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish të autores Ardita Jatru që në epiqendër kanë figurën e nënës: Nënë, sa shumë ngjajmë… Nxjerr nënën në fotografi.-Dal ta shoh veten?-Oh, Dita, shumë jam plakur!I shoh pakënaqësinëqë i ngushtohet shtrati mbi buzë.E fus në kraharor.Kaloj gishtat nën borën e butë.E puth. Përpiqem të qesh.-Ne të dyja ngjajmë mam!-Mos o zot nga fati, psherëtin përvajshëm.-Po të marr me vete, i them,këtu tek froni i syve.Shqitemi.Mbyll xhamin e makinësdhe zoti vetë s’di ku më shpie. Nëna ime kishte vetëm një fustan Nëna ime kishte vetëm një fustane lante natën dhe e thante pranë furnelës.Ditën e vishte me aromë të reNuk e pyeta asnjëherë pse nuk blinte një të dytëNuk desha të kishte një të dytëUnë ashtu e...