Parashikohen reshje intensive dhe rrezik për përmbytje, ja si paraqitet situata e qarqeve në vend

Parashikohen reshje intensive dhe rrezik për përmbytje, ja si paraqitet situata e qarqeve në vend

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron reshje intensive dhe shtrëngata për ditët e ardhshme në të gjithë vendin, duke sjellë rrezik për përmbytje të lumenjve të vegjël malorë, rrëshqitje dhe probleme në zonat urbane. Qarqet më të prekura parashikohen të jenë Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë, ndërsa prurjet e larta do të ndikojnë edhe në lumenjtë e mëdhenj si Drin, Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosa. Era e fortë në bregdet do të shoqërojë reshjet, ndërsa temperaturat do të variojnë sipas zonave nga 9 deri në 18 °C. Njoftimi i plotë: Sot pasdite (e martë, dt. 18) dhe nesër (e mërkurë, dt. 19) do të ketë reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër,...