Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Magazina me materiale ndërtimi përfshihet nga flakët pranë liqenit në Gjirokastër
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një magazinë pranë liqenit të Viroit në Gjirokastër, duke shkaktuar panik në zonë për shkak të tymit të dendur që u ngrit mbi godinë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti grupi i zjarrfikësve, të cilët nisën menjëherë ndërhyrjen. Sipas shërbimit zjarrfikës, flakët kishin përfshirë katin e dytë të magazinës ku ndodheshin materiale ndërtimi. Për shkak të tymit të fortë, ndërhyrja u krye me pajisje speciale AP3 me ajër, si dhe me fikëse pluhuri dhe ujë. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të zjarrfikësve, zjarri u izolua plotësisht duke parandaluar përhapjen në pjesët e tjera të ndërtesës dhe në objektet përreth. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Autoritetet po punojnë për të zbuluar shkaqet e...