Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Berisha: Dje nuk kishim thirrur protestë, por ‘Foltoren e parë parlamentar-qytetare’
Në një deklaratë të fortë për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sqaroi qëndrimin e tij lidhur me tubimin e një dite më parë, duke theksuar se ajo nuk ishte thirrur si protestë, por si “Foltore e parë parlamentar-qytetare”. Berisha theksoi se çdo interpretim ndryshe është i pavërtetë, ndërsa nënvizoi se PD nuk po organizon mitingje masive pasi është e angazhuar në një proces të thellë analize dhe ristrukturimi të brendshëm. Sipas tij, kjo foltore ka një mision të qartë politik: zëri i qytetarëve të kërkojë dorëheqjen e Luljeta Ballukut dhe Edi Ramës, ndërsa deputetëve të opozitës, të censuruar në parlament, t’u jepet fjala përballë qytetarëve para Kryeministrisë. Fjala e tij: Më duket se, po keqinterpreton të vërtetën. Së pari unë dua të shpreh...