“Do të të djeg të gjallë, na e more nusen”/ Mesazhet kërcënuese para vrasjes së Sulo Halilit në Greqi

“Do të të djeg të gjallë, na e more nusen”/ Mesazhet kërcënuese para vrasjes së Sulo Halilit në Greqi

Halla e Sulo Halilit, shqiptarit që u vra dhe u dogj brenda një makine në Greqi ka hedhur edhe më shumë dritë mbi këtë ngjarje makabër. Ajo rrëfeu se Sulo kishte katër vite martesë me bashkëshorten e tij, Esmeraldën, dhe ishin prindër të dy fëmijëve, një vajzë dhe një djalë 40 ditësh. Sipas saj, Esmeralda ka pasur një lidhje të mëparshme dhe pas ndarjes ishte lidhur me nipin e saj. Pikërisht për këtë arsye, daja i ish-partnerit të Esmeraldës e kishte kërcënuar Sulon me fjalët “do të djeg të gjallë”, duke e akuzuar se i kishte marrë nusen e nipit. Ajo u shpreh se nipi i saj nuk ishte një person konfliktual dhe se ditën e fundit kishte folur me bashkëshorten, duke i thënë se...