PS-PD bien dakord, mocion me debat mbi situatën për krimin e organizuar në vend

PS-PD bien dakord, mocion me debat mbi situatën për krimin e organizuar në vend

PD dhe PD janë dakordësuar për mocionin me debat për situatën me krimin e organizuar në vend, gjatë seancës së nesërme në Kuvend, pas kërkesës së opozitës në Konferencën e Kryetarëve. Mazhoranca kërkoi që debati të shtyhej për një sesion tjetër parlamentar, ndërsa si përfundim u vendos që të zhvillohet gjatë seancës së nesërme, si pikë e fundit në rendin e ditës, gjë që është kundërshtuar nga PD. “Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. Ne kemi dëgjuar institucionet e sigurisë, por mocioni lidhet me qeverinë. Pra, kërkon të njihet dhe të debatohet mbi masat që ka marrë qeveria. Kërkesa vjen në kuadër të raporteve ndërkombëtare që flasin për rritjen e fuqisë së krimit të organizuar...