Ku përfundonin pasuritë e konfiskuara të “armiqve të popullit”?

Ku përfundonin pasuritë e konfiskuara të “armiqve të popullit”?

Dokumentet e vitit 1947: Çfarë ndodhte me pasuritë që ju merreshin kundërshtarëve politikë me vendime gjyqi gjatë periudhës dhjetor 1944 deri në janar 1947? Menjëherë pasi komunistët morën pushtetin, kundërshtarëve politikë iu konfiskuan pasuritë e tundshme. Që përfshinin paratë, monedhat e çmueshme prej ari dhe argjendi, stolitë, mallrat. Pastaj pasuritë e patundshme ku bënin pjesë tokat e pronarëve të mëdhenj e të mesëm, shtëpitë, fabrikat, që u morën nga shteti. Kundërshtarët politikë ishin të një spektri të gjerë që përfshinte: administratën e mëparshme të Mbretit Zog, qeveritë gjatë okupacionit italian dhe gjerman, Ballin Kombëtar. Gradat e ushtrisë dhe xhandarmërisë së mëparshme, përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë, nëpunësit e zyrave dhe kancelarive, tregtarë e bejlerë. Gjatë viteve në këtë spektër u përfshinë edhe pjesëmarrësit në lëvizjet...