Përmbytje e madhe në Mat, evakuohet familja me 7 anëtarë. Bllokohet njëri sens i kalimit në aksin Lezhë-Shkodër

Përmbytje e madhe në Mat, evakuohet familja me 7 anëtarë. Bllokohet njëri sens i kalimit në aksin Lezhë-Shkodër

Situata në Bashkinë Mat është rënduar si pasojë e reshjeve intensive të orëve të fundit. Sipas informacioneve nga strukturat vendore, në fshatin Rreth Baz një banesë është përmbytur ndërsa familja është evakuuar. Në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikësit dhe mjete të tjera për largimin e ujit dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës. Gjithashtu, rruga nacionale Burrel–Skuraj paraqet rrezik serioz për qarkullimin, pasi në disa segmente janë shënuar rënie gurësh, duke vënë në rrezik automjetet që kalojnë. Menjëherë është angazhuar firma kontraktore për pastrimin e rrugës dhe eliminimin e çdo rreziku të shtuar për drejtuesit e mjeteve. Probleme janë raportuar edhe në Bashkinë Dibër, ku disa njësi administrative janë pa energji elektrike. Mungesa e furnizimit me energji ka prekur njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç,...