Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vrasja e 44-vjeçarit nga bashkatdhetari/ Reagon kunati i viktimës
Detaje të reja dalin nga vrasja e 44-vjeçarit Francesk Shkambi, mbrëmjen e së dielës (16 Nëntor) jashtë restorantit Prime 7, ku punonte si menaxher, në Commerce Township. Viktima, i njohur si Franco, u gjet i shtrirë jashtë restorantit me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në trup. Pronari i “Prime 7”, Frank Gjuraj, kunati i 44-vjeçarit, u shpreh se viktimën e thirri një burrë jashtë për të folur dhe e qëlloi me armë. Franco i dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve. “Nuk mund ta besoj që ndodhi kjo. Pse? Si? Për çfarë?”, tha Gjuraj. Kur e njoftuan për të shtënat me armë, ai mendoi se ishte një shaka. Sipas policisë, i dyshuari, 65-vjeçari Tonin Pjetri, u dorëzua rreth 20 minuta...