Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Debate në Konferencën e Kryetarëve, PD kërkon të mos miratohet paketa fiskale! Bardhi: Na keni lënë vetëm 24 orë kohë, do shkojmë në Kushtetuese
Vizion Plus ka zbardhur diskutimet në Konferencën e Kryetarëve. Partia Demokratike kërkon që nesër, gjatë seancës plenare të mos miratohet paketa fiskale, pasi dpeutetëve u është lënë vetëm 24 orë kohë për t’u njohut me ligjet. Gazment Bardhi: Keni futur në kalendar 8 ligje të paketës fiskale. I keni futur për seancën e nesërme, në shkelje të plotë të Kushtetutës. Këto ligje u janë dhënë deputetëve në datën 14 nëntor dhe kërkoni t’i miratoni nesër. Kjo është e papranueshme dhe hedh në erë çdo procedurë parlamentare. T’u lini vetëm 24 orë kohë për të diskutuar 8 ligje mund ta bëni vetëm ju, dhe nuk e di, Kryetar, kush ju shtyn ta bëni këtë. Po jua them këtu se kjo çështje do të shkojë në Gjykatën...