Konferenca e kryetarëve/ Miratohet kërkesa e opozitës për mocion me debat nesër në Kuvend për “situatën e krimit”

Konferenca e kryetarëve/ Miratohet kërkesa e opozitës për mocion me debat nesër në Kuvend për “situatën e krimit”

Është miratuar kërkesa e opozitës për zhvillimin e mocionit me debat për rendin dhe sigurinë. Mocioni me debat do të zhvillohet më 18 dhjetor. Maxhoraca kërkoi që debati të ishte pikë e fundit në rendin e ditës, por Partia Demokratike e kundërshtoi. Gazment Bardhi: Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. Ne kemi dëgjuar institucionet e sigurisë, por mocioni lidhet me qeverinë. Pra, kërkon të njihet dhe të debatohet mbi masat që ka marrë qeveria. Kërkesa vjen në kuadër të raporteve ndërkombëtare që flasin për rritjen e fuqisë së krimit të organizuar dhe çmoj se është pikërisht momenti që të zhvillohet ky debat. Unë propozoj që debatit t’i caktohet data 18 dhjetor, sepse atë ditë parashikohet...