Policia e rilindjes po ndalon edhe protestat/ Kërkonin rrugë, procedohen penalisht 8 banorë të fshatrave të Korçës

Policia e rilindjes po ndalon edhe protestat/ Kërkonin rrugë, procedohen penalisht 8 banorë të fshatrave të Korçës

Një ditë pas protestës së banorëve të tre fshatrave në zonën e Korçës për pamundësinë e transportit dhe lëvizjes si pasojë e aksit Qukës-Qafë Plloçë dhe mungesës së një arterieje infrastrukturore për t’i lidhur ata, Policia ka proceduar penalisht 8 prej tyre. Edhe pse protesta ishte paqësore, ku banorët apeluan që autoritetet e Bashkisë të shkonin atje dhe t’u jepnin zgjidhje, nuk i kanë shpëtuar procedimit. Kjo, pasi shumë prej tyre bllokuan aksin dhe penguan shoferët në qarkullimin normal. Banorët e proceduar janë të fshatrave Dunicë dhe Trebinjë. Ata kërkojnë ndërtimin e një rruge që jo vetëm i lidh me aksin kryesor, por i çon edhe te tokat e tyre për të punuar, por kalimi i rrugës së re kombëtare i pengon. “Shërbimet e Komisariatit...