Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tabaku ndërpret mbledhjen e Komisionit: Nuk diskutojmë pa ardhur ministrja e Shëndetësisë
Komisioni për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut u mblodh sot për të shqyrtuar buxhetin e vitit të ardhshëm për sektorët e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me fokus te Barazia Gjinore, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Shërbimi Social Shtetëror. Por mbledhja u ndërpre nga Kryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, pas mungesës së Ministres së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Manjola Sala. “Edhe në kohën e buxhetit shohim se ministrja nuk vjen. E kuptoj që është e re në detyrë dhe ka një sektor problematik, por duhet të respektojë Kuvendin dhe buxhetin,” u shpreh Tabaku. Ministria ishte përfaqësuar vetëm nga zëvendësministrat, por Kryetarja e Komisionit këmbënguli se tema kërkonte patjetër praninë e vetë ministres Sala. “Është njësoj sikur në...