Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Foltore 2” “hapi dyert” para Kryeministrisë, Berisha mbledh me urgjencë Kryesinë në seli
TIRANË- Partia Demokratike ka ngritur një ‘parlament’ paralel në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ky është tubimi i parë i opozitës 6 muaj pas zgjedhjeve të 11 majit. Sipas opozitës, kjo do të jetë 'foltorja' e saj të përjavshme për të diskutuar çështjet që sipas tyre refuzohen në Kuvend. Ndërkohë, pas protestës, kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e kryesisë në orën 14:00 për të diskutuar mbi vijimin e aksionit opozitar. Berisha ka paralajmëruar më herët se pas aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e një platforme parlamente me podium dhe foltore në Bulevardin e kryeqytetit, për t'i lënë radhën më pas skenarit për protesta kombëtare. Sipas opozitës ky tubim vjen për aferën e Tunelit të Llogarasë, për të cilën është marrë e pandehur zv/kryeministrja Belinda...