Kishte pak njerëz? Deputeti i PD Bardh Spahia: Nuk ishte protestë, e kishim ideuar ne vetë të tillë, ishte foltore

Kishte pak njerëz? Deputeti i PD Bardh Spahia: Nuk ishte protestë, e kishim ideuar ne vetë të tillë, ishte foltore

Deputeti i PD-Së, Bardh Spahia, u shpreh se tubimi para Kryeministrisë nuk ishte në vetvete një protestë, por një foltore parlamentaro-qytetare.Ai tha se PD-ja dhe opozita, sa herë ka qenë nevoja për t’u përfaqësuar me numra, kanë qenë në nivelet maksimale dhe sipas tij kjo nuk vihet në dyshim.Spahia sqaroi se tubimi ishte ideuar në këtë formë për t’u dhënë hapësirën e munguar përfaqësuesve të opozitës dhe qytetarëve me bindje opozitare, me qëllim zëvendësimin e hapësirës së mohuar në seancat parlamentare.“Dua ta saktësoj se kjo e sotmja nuk ishte protestë, për hir të së vërtetës, por ishte një foltore parlamentaro-qytetare, që u ideua dhe do të vazhdojë të jetë e tillë për t’u dhënë zë parlamentarëve të cilëve u është hequr e drejta e fjalës...