Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
8 ligje të paketës fiskale nesër në Kuvend, Bardhi akuzon mazhorancën për shkelje të Kushtetutës
Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën se ka shkelur kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, pasi ka futur në rendin e seancës së nesërme 8 ligje të paketës fiskale pa respektuar, sipas tij afatet për shqyrtimin e tyre. Në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve, Bardhi tha se, deputetët i kanë marrë projektligjet më 14 nëntor dhe mazhoranca po kërkon t’i miratojë brenda 24 orëve, një praktikë që ai e cilësoi të papranueshme. “Keni futur në kalendar 8 ligje të paketës fiskale. I keni futur për seancën e nesërme, në shkelje të plotë të Kushtetutës. Këto ligje u janë dhënë deputetëve në datën 14 nëntor dhe kërkoni t’i miratoni nesër. Kjo është e papranueshme dhe hedh në erë çdo procedurë parlamentare”, deklaroi Bardhi...