Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kriza e mbështetjes në PD? Xhaferraj reagon ashpër: Duhet të pyesim pse na janë larguar njerëzit
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj thotë se problem për PD nuk është ruajtja, por mbledhja e votës Në një intervistë për një emision televiziv, Xhaferraj u shpreh se në PD duhet të shqetësohen se pse nuk vijnë njerëzit. “Problemin e kemi te mbledhja e votës, pse nuk na vijnë njerëzit. SPAK po bën punë të shkëlqyer. Problemi nuk është mbrojtja e votës, por mbledhja e votës. Unë personalisht, dua edhe non grata të hiqet. E mbështes SPAK, por këtu e ka vendosur procesin në bazamenti të lëkundur ligjor. UNë jam në PD për t’u bashkuar për parimet. Kur shoh që këta objektiva janë shitur, unë kam qëndruar dhe do të qëndroj”, theksoi ai.