Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Vata: Energjia e shqiptarëve shpenzohet jo për të ndëshkuar pushtetin që i dëmton, por për të sulmuar ata që kundërshtojnë atë
E sfiduar për të paraqitur një plan konkret veprimi kundër krimit të organizuar, deputetja e PD-së, Denisa Vata, gjate një intervistë në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto ne Syri tv e zhvendosi fokusin te një problem që ajo e konsideron parësor dhe themelor: pamundësia për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përgjigja e saj ishte se çdo diskutim për programet qeverisëse është i parakohshëm për sa kohë që mekanizmat e garës politike janë të kompromentuara. "Ne nuk mund të flasim tani se çfarë hapi do të ndërmarrim kur të fitojmë, kur ne po përballemi me një narkoshtet që nuk bën zgjedhje të lira," argumentoi Vata. Ajo theksoi se "emergjente në këtë vend është që pushteti të prodhohet nga populli, jo nga patronazhimi apo...