Houellebecq dhe portreti i rrëzimit të një shoqërie

Houellebecq dhe portreti i rrëzimit të një shoqërie

Nga Agim Baçi Si mund ta mendojmë një botë ku Dashurisë “nuk i lejohet” më thuajse asgjë për të thënë, apo kur prej rendjes pas saj rrezikon që të mbetesh jashtë vrapit të botës? Michel Houellebeck prej më shumë se 20 vitesh ka ardhur me një prozë provokative mbi portretin e zbehur të një shoqërie që shkëputet pak nga pak hallkat e të qenurit së bashku, e që na shfaqet ulur në prehrin e një individualizmi që zëvendëson çdo ditë dashurinë me seksin, që zëvendëson familjen me thërrmimin e saj të përditshëm. Mishel Zhersinski, personazhi që bart prej autorit jo vetëm emrin, por edhe mjaft detaje nga jeta e tij familjare, sidomos në lidhje me të ëmën, është një person gati aseksual, që vrojton se...