Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Reshjet e shiut sjellin përmbytjet e para në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike
lezhë LEZHË- Moti i keq me reshje shiu kanë përfshirë vendin që prej orëve të mëngjesit, ndërsa përmbytjet e para janë raportuar në Lezhë. Që prej mesnatës, reshjet kanë shkaktuar probleme të shumta, kryesisht në zonat urbane, ku sistemi i kanalizimeve nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë përmbytje në bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”. Përmbytje janë raportuar edhe në disa segmente të aksit Lezhë–Shëngjin. Në rrugën drejt Shëngjinit është rrëzuar një peme, e cila ka rënë në rrugë dhe ka dëmtuar linjën elektrike. Pothuajse, në pjesën më të madhe të territorit raportohet edhe mungesë e energjisë elektrike. Nga Emergjencat Civile bëhet me dije se në terren janë disa grupe të OSHEE që po punojnë për riparimin e dëmeve, ndërsa...