“Është bërë radha stol kush t’i zërë vendin Doktorit”, Kryemadhi vë gishtin në plagën e opozitës: Pse nuk më ftojnë në PD?

“Është bërë radha stol kush t’i zërë vendin Doktorit”, Kryemadhi vë gishtin në plagën e opozitës: Pse nuk më ftojnë në PD?

Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u shpreh e pakënaqur nga opozita e drejtuar nga PD-ja që nuk e fton atë dhe gratë e tjera. Ajo shfajësoi Berishën për situatën, duke shënjestruar bashkëpunëtorët që duan t’i zënë vendin. “Ata të PD-së janë korrekt me veten e tyre, por çfarë produktiviteti kanë? Sa shpresë ju jep njerëzve? Pse nuk hyri në zgjedhjet e pjesshme? Për mua u tregua e zgjuar, doni partitë e reja, ja votojeni dhe nuk shkuan shqiptarët. Shqiptarët nuk protestojnë, marrin plaçkat dhe ikin. Kanë ngelur vetëm pensionistët. Janë mbi 5 mijë ish-anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim në Amerikë, janë në Angli, kanë ikur nga Anglia në Spanjë. Shqiptarët, edhe kanë ikur, por edhe nuk besojnë. Çfarë të bëri Monika që e përjashtove...