Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ekzekutohet me armë 44-vjeçari shqiptar në SHBA, ishte menaxher i një restorantit në Miçigan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Michigan të SHBA-së, ku një 44-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri jashtë restorantit ku ai punonte. Mediat amerikane bëjnë të ditur se një i dyshuar është marrë në paraburgim për ngjarjen, e cila ndodhi në orën 9:38 të mbrëmjes në Prime 7 Bar & Restaurant, 635 Cooley Lake Road, në Commerce Township, përcjell A2 CNN. Policët që mbërritën në vendngjarje identifikuan viktimën si Françesk Shkambi, 44 vjeç banues në Howell. Ai u gjet i shtrirë në verandën jashtë restorantit dhe u transportua në një spital lokal, ku më vonë ndërroi jetë. Shkambi ishte menaxheri i përgjithshëm i restorantit Prime 7. Burimet i thanë FOX 2 se Shkambi kishte marrë një telefonatë, kishte dalë...