Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Allegri dhe “çifti i çuditshëm” i verës. Pulisic–Leao, dyshja sulmuese në derbi
18 Nëntor 2025 8:48 Alfred Lleshi Milani nis përgatitjet për derbin e kryesuesve ndaj Interit, pas 2-2 zhgënjyes në Parma. Objektivi i skuadrës së Allegrit është të ruajë ecurinë pozitive në derbi dhe të rikthehet në krye. Për herë të parë këtë sezon, trajneri pritet të ketë gati gjithë grupin. Pas tri ditësh pushim, nga e marta rikthehen në stërvitje Pulisic, Rabiot dhe ndoshta Santiago Gimenez, i cili ka zgjidhur problemet në kavilje. Megjithatë, është e vështirë që Gimenez të luajë titular, ndaj pikërisht këtu rikthehet ideja e verës, “çifti i çuditshëm” Pulisic–Leao si repart ofensiv. E testuar gjatë miqësoreve, por kurrë së bashku në ndeshje zyrtare, kjo dyshe mund të jetë “arma” surprise kuqezi. Asnjëri nuk është qendërsulmues klasik, por të dy mund të...