Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Materazzi dhe Botërori 2006: Pa penalltinë e Tottit s’do të kisha mundur të kthehesha në Itali
18 Nëntor 2025 8:59 Alfred Lleshi Ndërsa Italia ende nuk e di nëse do të shkojë në Botërorin 2026 apo do të mbetet jashtë për herë të tretë radhazi, Marco Materazzi kujton me Francesco Totti triumfin e vitit 2006. Në një intervistë të përbashkët për “Bettson.sport”, ish-mbrojtësi i Interit tregoi episodin që, sipas tij, ndryshoi Botërorin dhe karrierën e tij. “Duhet ta falënderoj Tottin, po të mos kishte shënuar me Australinë në atë penallti, nuk do të kisha mundur të kthehesha në Itali”, – tregon me humor Materazzi. Ai ishte ndëshkuar me karton të kuq në atë ndeshje dhe në momentin e golit ndodhej në dhomën e anti-dopingut, ku duhej të qëndronte i gatshëm për shortin e kontrolleve. “Kur u dha penalltia, u hodha mbi...