Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dosja Epstein, ish-sekretari i Thesarit nën administratën e Bill Clinton tërhiqet nga jeta publike pas publikimit të emaileve me financierin amerikan
Lawrence “Larry” Summers, ish-Sekretar i Thesarit të SHBA-së nën Presidentin Bill Clinton dhe më pas president i Universitetit të Harvardit në vitet 2000, njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga jeta publike, pasi dolën në dritë emailet e tij me Jeffrey Epstein, financierin amerikan që u burgos për abuzim seksual ndaj vajzave nën moshë. “Unë marr përgjegjësi të plotë për vendimin e pamatur që mora për të vazhduar komunikimin me Jeffrey Epstein”, tha Larry Summers në një deklaratë. “Ndërsa do të vazhdoj të përmbush detyrimet e mia si edukator, do të tërhiqem nga angazhimet e mia për paraqitje publike si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të rivendosur besimin dhe për të riparuar marrëdhëniet e mia me ata që janë afër meje”,...