Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 1 viktimë dhe 9 të plagosur në rajonin e Kharkivit

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 1 viktimë dhe 9 të plagosur në rajonin e Kharkivit

Sulmet me raketa nga forcat e armatosura ruse vranë një vajzë 17-vjeçare dhe plagosën nëntë të tjerë në rajonin e Kharkivit, në pjesën verilindore të Ukrainës, tha një zyrtar lokal në orët e para të mëngjesit. “Armiku nisi sulme me raketa në qytetin e Berestinit”, raportoi fillimisht guvernatori rajonal i Kharkivit Oleh Sinekhubov nëpërmjet Telegram, duke shtuar më vonë se “një vajzë 17-vjeçare që u plagos rëndë ndërroi jetë nga plagët në spital”, ndërsa nëntë persona të tjerë u plagosën, shtatë prej të cilëve u shtruan në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Top Channel