Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit
Gjatë vitit 2024, menaxhimi i financave publike është karakterizuar nga luhatje të mëdha të likuiditeteve dhe një përqendrim i pazakontë i shpenzimeve në muajin dhjetor, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta në ekuilibrin fiskal të vendit. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi zbatimin e buxhetit 2024, likuiditetet totale janë luhatur nga 40 deri në 137 miliardë lekë, çka tregon për administrim të pamjaftueshëm të mjeteve monetare. Për më tepër, konvertimet e panevojshme të valutave kanë prodhuar kosto të shtuara për buxhetin e shtetit, duke rënduar më tej situatën financiare. Dhjetori është shndërruar në muajin ku janë përqendruar shumica e shpenzimeve, si ato korente ashtu edhe ato kapitale. Shpenzimet korente kanë qenë gati dyfish më të larta se mesatarja mujore, ndërsa investimet kapitale...