‘Shkundet’ vendi/ Lëkundjet e tërmetit ndjehen deri në zemër të kryeqytetit

‘Shkundet’ vendi/ Lëkundjet e tërmetit ndjehen deri në zemër të kryeqytetit

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e së hënës zonën detare pranë ishullit Skyros, duke shkaktuar lëkundje të forta që janë ndjerë në një hapësirë të gjerë, deri në rajonin e Atikës. Sipas të dhënave të para të publikuara nga Instituti Gjeodinamik, lëkundja është regjistruar në orën 23:04, me epiqendër rreth 29 kilometra në det të hapur, në verilindje të Skyros. Qyteti bregdetar më i afërt, Kymi, ndodhej rreth 40 kilometra larg epiqendrës. Megjithëse tërmeti ishte me intensitet të moderuar, banorë të shumë zonave të Atikës raportuan dridhje të ndjeshme, veçanërisht në pjesën lindore të rajonit dhe në qendër të Athinës. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.