Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
BIRN/ Hapja e kapitujve me BE, një proces më i mirë në letër se sa në praktikë
Shqipëria çeli grupkapitullin e fundit të negociatave me Bashkimin Europian, një proces që sipas ekspertëve rrezikon të mbetet teknik dhe të mos përkthehet në një proces transformues për vendin. Të hënën në Bruksel u mbajt konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE që shënoi hapjen e grupkapitullin e fundit të negociatave brenda 12 muajve nga çelja e grupkapitullit të parë, që është dhe më i rëndësishmi në vlerësimet e BE-së, pasi lidhet me standardet demokratike dhe sundimin e ligjit. Kapitujt e fundit, të titulluar “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni” përmbyllin formalisht fazën e hapjes së 33 kapitujve të negociatave, një hap që sipas Kryeministrit Edi Rama dukej si ëndërr një vit më parë, por tashmë kthehet në një përgjegjësi më të madhe për Shqipërinë. Rama, i cili fitoi...