Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Afera e Llogarasë, Buzhala: Këto nuk janë vetëm vendime ministrash ka hierarki deri te Rama
Berat Buzhala komentoi zhvillimet rreth hetimeve për tenderin e Llogarasë dhe rolin e ministres Belinda Balluku, duke theksuar se projekti në fjalë ka qenë “shumë më i madh se një vendimmarrje ministrore” dhe se, sipas tij, në këtë proces ka ekzistuar hierarki e qartë vendimmarrjeje, pra personi kryesor është kryeministri Rama. Buzhala tha se bëhet fjalë për një projekt kombëtar, duke nënvizuar se nuk mund të trajtohet si një tender i zakonshëm “xhepi”. Sipas tij, përmasat e projektit dhe lidhjet e forta të asaj kohe mes qeverisë shqiptare dhe Turqisë kanë ngritur dyshime për ndikime të jashtme.Duke sjellë shembuj nga Kosova, Buzhala përmendi kompanitë turke që kanë marrë projekte madhore si aeroporti, autostrada dhe distribucioni i energjisë. Ai theksoi se këto kompani shpesh i kanë...