Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Kërcënohet Arben Ahmetaj pas denoncimeve/ Flet për 3 telefonata misterioze dhe 82 milionë euro të zhdukura
Arben Ahmetaj ka deklaruar se është përballur me kërcënime pas denoncimeve të tij publike, duke përmendur specifikisht ngjarje të ndodhura në muajin tetor. Gjatë intervistës me telefon Ahmetaj zbuloi se ka kërkuar verifikimin e tre numrave telefoni nga institucione ndërkombëtare, ndërsa bëri një llogari të detajuar sipas së cilës, në projektin e tunelit të Llogarasë janë zhdukur rreth 82 milionë euro. I pyetur nëse është kërcënuar pas veprimeve të SPAK-ut, veçanërisht në lidhje me hetimet ndaj ish-ministres Belinda Balluku për aferën e Llogarasë, ai pohoi faktin. “E vërteta është që po,” u shpreh ai, duke shtuar se do t’i shtjellojë më gjerësisht këto kërcënime në të ardhmen për të mos devijuar vëmendjen nga çështjet kryesore. Ahmetaj konfirmoi se ngjarjet kanë ndodhur në tetor, por nuk...