Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ E pazakontë, 69-vjeçari nga Roskoveci kamuflohej si grua dhe dilte nëpër fshat… duke thyer masën e arrestit
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Roskovec, ku një 69-vjeçar me masë sigurie ‘arrest shtëpie’, ka gjetur një mënyrë për ta thyer atë. Jorgo Hatiaj është filmuar duke qarkulluar i lirë nëpër rrugët e fshatit… por i veshur si një grua, në mënyrë që të mos pikasej nga policia. Pas denoncimit, ai është vënë në pranga nga policia e Fierit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale. Siç shihet nga pamjet, qytetarja i afrohet dhe duke e filmuar i bën thirrje policisë që ta arrestojë, ndërsa i moshuari i drejtohet asaj për ta goditur, e më pas largohet me vrap. Top Channel