Muçollari zbulon strategjinë/ Si do të vijojë foltorja e opozitës

Muçollari zbulon strategjinë/ Si do të vijojë foltorja e opozitës

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Grigels Muçollari i ftuar në një studio televizive me gazetaren Erla Mëhilli tha se qëllimi i foltores është që t’u japë mundësi deputetëve të flasin me qytetarët pasi në Parlament u është mohuar mundësia. Muçollari tha se ky është një instrument për të realizuar qëllimin për ringritjen e demokratëve dhe deklaroi se opozita e ka për detyrë të zbresë në shesh dhe arritjet e kësaj do të shihen në vijim. “Qëllimi i parë i protestës është t’u jepet mundësia përfaqësuesve të opozitës të flasin me qytetarët, ajo që e kanë të pamundur ta kryejnë në Parlament deputetët e zgjedhur. Në bazë takohen strukturat e partisë, në shesh dhe në foltore takon përtej strukturave ke komunikim me qytetarët për problematikat...