Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
A ndihet përgjegjës për mospjesëmarrjet në protesta? Ja si përgjigjet Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e zhvilluar këtë të hënë nuk është një ngjarje e vetme, por hyrja në “stinën e protestave të pandërprera”, e cila do të vijojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Në një intervistë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha kritikoi ata që fajësojnë opozitën për rezultatin elektoral, duke thënë se po dalin “kundër vetes së tyre”, pasi sipas tij nuk ka opozitë që mund të fitojë përballë “farsave elektorale”. Sipas tij, nisja e protestave ishte e pashmangshme, por opozita priti raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për të pasur prova zyrtare të parregullsive. “Qëllimi i protestës së sotme nuk është masiviteti, është bërë e qartë. Protestat masive do të përgatiten. Por ata të...