Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Protesta para Kryeministrisë, Salianji goditje Berishës: Duhet të kishim revoltore, jo foltore
Ervin Salianji ka folur lidhur me protestën e sotme të opozitës, teksa tha se duhej revoltë dhe organizim. Ai renditi disa nga arsyet e protestës, si korrupsioni, kapja e shtetit por edhe ligji për barazinë gjinore që Sali Berisha e ka shpallur si “ligj të George Soros”. Salianji tha gjithashtu se qëllimi kryesor është largimi i qeverisë dhe zgjedhjet e lira. Ylli Rakipi: Opozita ka nisur një cikël protestash. Zoti Salianji, cili është qëllimi i këtyre protestave? Si ua ka shpjeguar Berisha nisjen e këtyre protestave ju aty brenda? Se kuptohet që këto i ka caktuar doktori. Ervin Salianji: Unë nuk jam nxënës të më shpjegojë njeri. Padiskutim që protesta është e vonuar, u nis sot, ishte një platformë parlamentare qytetare, për ti dhënë mundësinë...