Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“E sotmja s’ishte protestë”, deputeti demokrat ‘shigjeton’ Berishën: Parlamentin e “zbritëm” në bulevard
Deputeti i PD, Bardh Spahia, ishte i ftuar këtë mbrëmje në një emision televiziv ku komentoi tubimin e opozitës para kryeministrisë. Spahia u shpreh se e sotmja nuk ishte protestë, por një foltore parlamentaro-qytetare e cila u ideua dhe do vazhdojë të jetë e tillë për t’i dhënë zë parlamentarëve që iu hoq e drejta e fjalës në parlament gjatë seancave plenare dhe një mënyrë për të sjellë zërin e opozitës sa më pranë qytetarëve. “U bënë pjesë edhe qytetarët në këtë foltore. PD dhe opozita sa herë ka qenë nevoja të sjellë apo përfaqësohet me numra, ka qenë gjithmonë në nivele maksimale. Po të duam, e bëjmë dhe më masive. Kjo ishte zgjedhje e ideuar në formë të tillë. Foltore parlamentaro-qytetare për t’i dhënë...