Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Gjykata e Strasburgut merr në shqyrtim çështjen e studentëve të Mjekësisë së Shqipërisë
Gjykata e Strasburgut ka pranuar të marrë në shqyrtim çështjen e studentëve të Mjekësisë, të cilët kërkuan shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri pas studimeve. Kujtojmë se në qershor të vitit 2024, pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, 36 studentë të mjekësisë dërguan një ankimim, i cili sot është pranuar zyrtarisht. Kujtojmë se pas debateve të shumta publike, në shkurt të vitit 2024, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë la në fuqi ligjin, por me një ulje të viteve të punësimit me detyrim. Kërkesa ka të bëjë me detyrimin, të futur nga Ligji 60/2023, të studentëve të mjekësisë të TMU-së, që ose të nënshkruajnë një marrëveshje që i angazhon ata të punojnë si mjekë në Shqipëri për 5, 3 dhe 2...