Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Betohemi se atë ligj nuk do e pranojmë kurrë, shkatërron familjen shqiptare
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën para Kryeministrisë u ndal edhe te miratimi i ligjit për barazinë gjinore. Ai tha se ky ligj shkatërron familjen shqiptare, prandaj nuk do të lejohet që të hyjë në fuqi. Berisha deklaroi se ky është një ligj të cilin vetë Presidenti Donald Trump e anuloi menjëherë sapo mori pushtetin. “Narkoparlamenti votoi me shpejtësi ligjin Xhorxh Soros, ligjin e shkatërrimit të familjes. Ligjin me të cilin ekselistë të majtë në SHBA, me ndikimin direkt të George Soros, ndërmorën fushatën më të paimagjinueshme të ndryshimit të gjinisë, ligjin me të cilin u vendos censura më e rreptë. Ligjin me të cilin Trump u formulua ndaj tij 35 akuza, u gjobita qindra e qindra milionë euro, atë ligj votoi...