Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Berisha: Me vjedhjet e plaçkitjet, Rama mbolli skamje në këtë vend
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i pari që mori fjalën në protestën e opozitës që po mbahet sot para Kryeministrisë.Ai, që në nisje të fjalimit, sulmoi rivalin e tij, kryeministrin Edi Rama, të cilin e quajti “sulltan”, ndërsa për Belinda Ballukun përdori shprehjen “Lubi”. Berisha tha se këta dy zyrtarë kanë mbjellë skamje në këtë vend. Berisha tha se gjatë kësaj jave u faktuan skandalet më të mëdha, vjedhja e 190 mln eurove në tunelin e Llogarasë dhe ajo në aeroportin e Vlorës. Sipas liderit të opozitës, kjo javë faktoi se kjo ngrehinë e kalbur po shkërmoqet dhe nuk pret asgjë tjetër vetëm vrullin tonë, zemërimin tonë për ta fshirë nga historia. Sali Berisha: Kjo është platforma parlamentaro-qytetare që ne inaugurojmë sot...