Balla ironizon pjesëmarrjen e ulët në protestën e opozitës: Ia doli ta fundosë PD në shoqatë

Balla ironizon pjesëmarrjen e ulët në protestën e opozitës: Ia doli ta fundosë PD në shoqatë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me protestën e cila po mbahet nga Partia Demokratike para Kryeministrisë. Balla ka ndarë një foto në rrjetin e tij Facebook duke treguar numrin e ulët të protestuesve në shesh, foto të cilën e ka shoqëruar edhe më një shkrim. “Ia doli ta fundosë PD në shoqatë! Natën e mire”, shkruan Balla.