Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Makina përplas karrocën në aksin Fier-Seman, një i plagosur
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një karrocë e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe për të bërë të mundur disiplinimin e trafikut.