Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Pak para protestës, reagon Berisha: Në shesh deri sa Rama të japë dorëheqjen
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pak minuta para nisjes së protestës së opozitës para Kryeministrisë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se qytetarët do të dalin në shesh deri në dorëheqjen e Ramës, teksa shton se kryeministri nuk ikën përmes rotacionit me votë. Berisha akuzoi qeverinë për atë që ai e cilëson si farsë zgjedhore, teksa thekson se provat kombëtare dhe ndërkombëtare janë tashmë në duart e çdo shqiptari. “Opozita bëri gjithçka për një proces të ndershëm zgjedhor. Qeveria bëri gjithçka ta shndërrojë në farsë. Sot çdo shqiptar mban në dorë prova kombëtare e ndërkombëtare se me Edi Ramën nuk ka rotacion me votë. Prandaj nis sezoni i protestave të pandërprera deri në dorëheqjen e Ramës dhe Lubisë!”, shkruan...