Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tragjike/ Cilësoheshin si mbretëreshat e televizionit gjerman, gjenden të vdekura në shtëpi binjaket e “argëtimit”
Alice dhe Ellen Kessler, binjaket ikonike të botës së argëtimit, kanë ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Mediat gjermane raportojnë se dy motrat e famshme, të lindura më 20 gusht 1936 në Saksoni, kanë zgjedhur eutanazinë e asistuar, proces i lejuar në Gjermani vetëm në kushte të veçanta. Të njohura në Itali dhe në gjithë Europën si këngëtare, valltare dhe artiste shumëplanëshe, Kessler u bënë të famshme që në vitin 1959, duke fituar pseudonimin “këmbët e kombit” falë paraqitjes së tyre të paharrueshme në skenë. Sipas “Bild”, motrat kishin shprehur prej kohësh dëshirën për të qenë “të pandashme edhe në vdekje”. Ato do të varrosen së bashku, në një urnë të vetme, pranë hirit të nënës së tyre, Elsa, dhe qenit të tyre, Yello. “Bild” raporton...