Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Prag proteste! Forcat e rendit ‘blindojnë’ Kryeministrinë
PAMJE NGA VENDNGJARJA TIRANË-Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, forcat e rendit rrethojnë kryeministrinë. Në orën 18:00, PD dhe aleatët do të zhvillojnë protestën e parë, që do çelë një sezon protestash, tashmë para kryeministrisë. Aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e një platforme parlamente me podium dhe foltore në Bulevardin e kryeqytetit. Në protestë janë thirrur qytetarët e të gjithë vendit dhe është e para që mbahet përballë zyrës së Edi Ramës, që pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. Protesta, sipas demokratëve, nis për shkak të marrjes si e pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku.