Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Protesta e opozitës tek Kryeministria, nis vendosja e foltores ku do mbahen fjalimet
Situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” paraqitet ende e qetë, në më pak se një orë para nisjes së protestës së thirrur nga opozita përpara kryeministrisë. Siç tregojnë pamjet, grumbullimi i qytetarëve nuk ka filluar ende, ndërsa pjesa më e madhe e zonës mbetet bosh. Megjithatë, përpara godinës së Kryeministrisë ka nisur vendosja e foltores, ku pritet të flasin kreu i PD-së, Sali Berisha, si edhe deputetë të tjerë të opozitës gjatë zhvillimit të protestës.